Bota

Koraci/ Shpërdoruan fondet e BE-së, ish- ministri kroat dhe 3 bashkëpunëtorë në pranga

11 Nëntor 2021, 02:38| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 02:41

  • Share

Një ish- ministër kroat dhe 3 zyrtarë të tjerë të dyshuar janë vënë në pranga për shpërdorim dhe mashtrim në ndarjen e fondeve të BE-së.

4 personat e dyshuar u arrestuan nën akuzën: Procedura e prokurimit publik për blerjen e një sistemi informacioni, theksoi në një deklaratë Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Këto shkelje sipas deklaratës janë kryer në ministrinë e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE, si dhe në Agjencinë Qendrore të Financave dhe Kontraktuese që trajton projektet. EPPO njoftoi se po kryente një aktivitet urgjent në mbledhjen e provave në bashkëpunim me policinë për ndalimin e korrupsionit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, HINA raportoi se arrestimet  përkonin me një project të zhvillimit të softuerit me një vlerë rreth 2 milionë euro, projekt të cilin ministria në vitin 2018 ia ndau një kompanie vendase. Mediat zbuluan se ndër të arrestuarit përfshinin edhe ish- ministren e zhvillimit rajonal Gabrijela Zalac si dhe ministrat Tomislav Tolushiq dhe Nada Murganić .  Zalac ishte anëtare e partisë konservatore në pushtet HDZ.

Ajo shërbeu në ish-qeverinë e kryeministrit Andrej Plenkoviç nga viti 2016 deri në mesin e vitit 2019, përpara se të shkarkohej në një riorganizim të madh të kabinetit.

Ish- kryeministri Andrej Plenkoviç i pyetur për të komentuar arrestimin e saj, deklaroi se ishte i befasuar, por theksoi se organet e drejtësisë janë të pavarura dhe po bënin punën e tyre.

"Detyra jonë është të luftojmë korrupsionin," u tha ai gazetarëve.

Beteja kundër korrupsionit ishte thelbësore për përpjekjen e suksesshme të Kroacisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian në vitin 2013.

EPPO me qendër në Luksemburg nisi hetimin në qershor me fokus trajtimin e mashtrimit të dyshuar që përfshin buxhetin e bllokut, për realizim e këtij hetimi ka deleguar prokurorë specifik në shtetet anëtare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?