Koraqi në Report Tv: Testet serologjike i janë bërë të gjithë stafit mjekësor të QSUT-së, përfshirë COVID 1 dhe 2! Më i prekur rezulton sektori reanimacionit me 40%

30 Shtator 2020, 12:16| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 16:05

  • Share

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi në një intervistë për "Report TV"u shpreh se deri më tani janë bërë mbi 4 mijë teste serologjike ku janë testuar i gjithë stafi shëndetësor i QSUT-së, dhe atij të COVID1 dhe COVID2, duke treguar se reanimacioni është më i prekuri nga COVID ku në përqindje rezulton 40 %.

Sipas Koraqit në total prekje e të gjithë stafit shëndetësor në COVID1 e COVID2 shkon në 13 % dhe në total është 6.3%. Ai tha se shumë shpejt do të bëhet edhe testi serologjik i stafit mjekësor në të gjithë Shqipërinë dhe grupet e riskut.

"Është testuar komplet stafi i spitalit të QSUT-së duke përfshirë edhe COVID1, por edhe personelin shëndetësor i COVID2, ku në këto spitale shikohet një nivel më i lartë i prekshmërisë që shkon në 13 % ku më i larit është në reanimacione ku shkon në 40 % të stafit mjekësor.  Nuk do të ndalojë testimi i stafeve mjekësore por do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe është në proces kjo gjë që të shtrihet në të gjithë stafin shëndetësor në Shqipëri por edhe grupet e rriskuara. Shifrat e sakta të testeve nuk i di po mund të them që janë mbi 4 mijë testime", tha Koraqi.

Sot nis edhe bërja e vaksinës së gripit, kur për Koraqin është mjaft e rëndësishme pasi ndihmon në forcimin ne sistemi imunitar dhe përgatitjen e tij për të mbajtur larg apo luftuar më mirë COVID-19.

"Bërja e vaksinë është një hallkë të rëndësishëm të uljes së sëmundshmërisë, jo 100 % por në një masë shumë të madhe. Është shumë e kollajshme të ngatërrohet një grip me covid. Bërja  e vaksinës eliminon gripin dhe nga ana tjetër vë në gatishmëri  sistemin imunitar për një përkujdesje dhe rritje të gatishmërisë të tij ndaj COVID-19", tha Koraqi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?