Edhe këtë vit, qyteti i Korçës është mbushur me atmosferën magjike të Krishtlindjeve, një nga festat më të mëdha e më të pritura. Qytetarë vendas dhe vizitorë nga jashtë janë bërë bashkë për të festuar dhe për të kryer ritualet fetare në Katedralen “Ngjallja e Krishtit,” ku mesha e Krishtlindjeve u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani. Mesazhet e përcjella për këtë ditë të veçantë theksojnë harmoninë, dashurinë dhe tolerancën midis njerëzve.
Pas përfundimit të meshës, qytetarët pritet të kthehen në shtëpitë e tyre për të vazhduar festimet në rrethin familjar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e hyrjeve në doganën e Kapshticës, ku shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Greqi kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në atdhe. Rekordi i hyrjeve është shënuar një ditë më parë, me 7,498 persona. Për të shmangur pritjet e gjata, autoritetet doganore kanë punuar me kapacitet të plotë, duke hapur të gjitha sportelet.
Korça, përveç programit festiv dhe reshjeve të borës që zbardhën qytetin mbrëmjen e djeshme, ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh. Ambientet akomoduese janë të rezervuara plotësisht, duke reflektuar fluksin e turistëve. Mbrëmjen e Krishtlindjeve, qyteti ofroi një program artistik të veçantë, ndërsa restorantet dhe hotelet u kujdesën të sjellin një atmosferë të ngrohtë dhe festive përmes muzikës live dhe mikpritjes së tyre.
Lajmi kryesor:
Kremtohet Krishtlindja! Katedralja e 'Shën Pali' e 'Ngjallja e Krishtit' plot me besimtarë! Njerëzit po i kthehen besimit! Imzot Dodaj: Të edukojmë të rinjtë! Kryepiskopi Anastas: Jo urrejtjes
SI.E./Xh.K/ReportTv.al