Nertil Jole

Korça me prefekt të ri, ikën ish-ushtaraku, ja kush e zëvendëson

13 Prill 2022, 17:33| Përditesimi: 13 Prill 2022, 17:42

  • Share

TIRANË- Nertil Jole do të jetë prefekti i qarkut të Korçës duke nisur që nga dita e sotme.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku mësohet se ai do të zëvendësojë në këtë post Dhori Spirollari.

Ky i fundit u lirua nga detyra, për motive që nuk dihen.

"Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Korçës. Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi:
1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare", thuhet në vendimin e qeverisë.

Dhori Spirollari u emërua në këtë post në 1 nëntor 2017, në kohën kur kryeministri Rama i shkarkoi të gjithë prefektët dhe emëroi të rinj, të cilët më parë kanë qenë ushtarak. 

Ndërkohë, prefekti i ri, Nertil Jole, përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri. Jole vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XHA JAHO: 22/04/2022 10:55

    Imbaroj studimet e femijeve ne Gjermani ky DHORI. NE RREGULL ESHTE TANI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?