Foto nga katedralja e Korçës

Sociale

Korça mes mikpritjes së përvitshme të turistëve për Pashkë dhe traditës festive

20 Prill, 13:29| Përditesimi: 20 Prill, 13:46

  • Share

Mijëra turistë kanë qenë pjesë e organizimeve madhështore gjatë javës së Pashkës në Korçë. Ky qytet, i njohur për traditat e tij të pasura, edhe këtë herë ka treguar mikpritjen dhe shpirtin e festës.

Mesha e Dashurisë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u ndoq me përkushtim nga besimtarët, e menjëherë pas saj, familjet u mblodhën për drekën tradicionale festive.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin, duke shpërndarë dashuri, paqe dhe dritën e Pashkës.

Festimet nisën që në mesnatë, kur besimtarët morën dritën e qiririt, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme shpirtërore në gjithë qytetin.

Korça, një qytet me tradita të rrënjosura thellë, edhe këtë vit shkëlqeu në kremtimin e Pashkës.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?