Kultura

Korca nën tingujt e serenatës korçare dhe jaret shkodrane, turistët: Muzikë që mëson zemrën

27 Tetor 2019, 18:28| Përditesimi: 27 Tetor 2019, 22:35

  • Share

KORÇË- Mbrëmjen e së shtunës në sheshin e Pazarit të vjetër në Korcë, erdhën në një nate magjike, këngët himn të dashurisë, serenatat korçare dhe jaret e Shkodrës.

Dy qytetet vatra të kulturës, nën tingujt e muzikës së papërsëritshme të serenatave, dje sollën festë në Korçë. Qindra turistë midis tyre dhe të huaj në rrugët e kalldrëmta të Pazarit të vjetër sollën një mbrëmje vallëzimi, mes dashurisë dhe serenatës.

Kudo qoftë lindja e serenatës, Korçë apo Shkodër, për artistët pjesëmarrës e rëndësishme është të qenurit artistë dhe qytetarë të Korçës edhe Shkodrës. Arnold Kallecaj artisti i Shkodrës me besimin e plotë se serenatat kanë lindur në gjirin shkodran, shpreh kënaqësinë e dyfishtë të kënduarit serenatën shkodrane në një qytet si Korça.

"Normalisht Shkodra dhe Korça kemi qene një. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu e të luajmë disa këngë korçare", tha Kallecaj.

Korçari Miron Kotani shprehet se serenatat janë një vlerë e shtuar e vendit tonë.

"Korça është djepi i kulturës dhe është shumë mirë që këto aktivitete të vazhdojnë dhe të krijojnë kulturën e përvitshme. Më vjen mirë që Korça është kthyer në qytetin ku këndohet 'Live'", u shprehKotani.

Në magjinë e mbrëmjes së djeshme edhe grupet e huaja, ndjenë e shijuan tingujt serenatist.

"Unë vij nga Holanda dhe po e shijoj shumë këtë mbrëmje. Më pëlqen shumë muzika këtu, është muzikë që mëson zemrën", tha një turist i huaj.

Lidhja mes Korçës dhe Shkodrës është e hershme e veçanërisht për serenatat.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?