Kronikë

Korça nuk gjen qetësi nga tërmeti! 18 lëkundje të forta gjatë ditës së sotme

28 Qershor 2019, 16:58| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 23:07

  • Share

Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike! Gjatë ditës së sotme janë shënuar 18 lëkundje ku më e madhja ishte 4.2 e shkallës Rihter më epiqendër fshatin Arrëz në Korçë. Ky tërmet ka rënë gjatë orës 14:36. Ndërsa  Lëkundjet janë  ndjerë edhe në fshatrat Floq dhe Qafzez.

Lëkundja e parë e shënuar për ditën e sotme ka qenë 3.6 ballë i shkallës rihter dhe ka rënë në lindje të Nikolicës në Korçë rreth orës 12:44. Thellësia e tërmetit të parë mësohet se ka qenë rreth 10 km.

Ndërsa lëkundja e fundit është shënuar në orën 20:08 me epiqendër Nikolicën e Korçës. Shkalla e lëkundjes ka qenë 3.6 ballë.

Kujtomë se banorët e Floqit dhe Qzfzezës prej disa javësh kanë braktisur banesat e tyre dhe po qëndrojnë në çadrat dhe ambientet e krijuara nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe të Emergjencave Civile.

Ndërkohë për sa u përket banesave të prishura nga lëkundjet e tërmeteve, qeveria ka premtuar se do të dëmshpërblehen të gjithë. Në këtë nismë janë përfshirë edhe bashkitë e drejtuar nga PS.



Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?