Korça, qyteti i preferuar për festat e nëntorit dhe fundvitit! Menaxherët: 70% e hoteleve të rezervuara nga vendasit

12 Nëntor 2022, 20:30| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 22:41

  • Share

Vetëm dy javë para festës së Flamurit, hotelet në Korçë janë të rezervuara në masën 70 për qind. Menaxherët e njësive akomuduese thanë për Report TV se tashmë kanë nisur rezervimet edhe për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ku numri i vizitorëve pritet të jetë disa herë më i lartë se në nëntor.

“Rezervimet kanë filluar për festat e nëntorit, por për të dhjetorit është herët pasi shqiptarët nuk bëjnë rezervime në avancë. Krryesisht nga turoperatorët e Shkodrës, Vlora, Berati, etc. Patjetër edhe Tirana por jo nga agjencitë turistike, por nga familjarë”, thotw Elona Xhafa menaxhere hoteli.

“Korça ka aktivitet kulturor e social, lokale me muzikë live, ushqim tradicional. Përveç mikpritjes kemi një ushqim të veçantë”. Ka interes kryesisht qytetar nga Tirana, por dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, etc”. Punojmë kryesisht me rezervime në booking”, shprehet Kliti Hoxha, menaxher bujtine.

Çmimet si për restorantet ashtu dhe për hotelet e bujtinat kanë pësuar një rritje me 10 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm. Referuar të dhënave në booking, në qendër dhe në pazarin karakteristik një dhomë çift kushton nga 80 euro nata deri në 120 euro/nata.

Ndërsa në zona të tjera, çmimet janë më të lira, nga 40 deri në 60 euro/nata. Po kështu fshatrat turistik të Korçës, Dardha e Voskopoja janë shumë të preferuara, ku vështirë të gjesh vende të lira, sidomos gjatë fundjavave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?