Sociale

Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët

9 Janar, 11:28| Përditesimi: 9 Janar, 16:04

  • Share

Miokarditi akut është një sëmundje e rëndë e zemrës që në raste shumë të rralla prek moshat e reja. Fatin e keq e pati 12-vjeçari Leo Sadiku, nga Pocesta e Maliqit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Zyrtarisht QSUT tha se “pacienti është hospitalizuar më 7 janar dhe ka ndërruar jetë më 8 janar në orën 01:45. Pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore ne Pediatri, ndarja nga jeta ka qenë e pamundur të parandalohet”.

Por pavarësisht se QSUT thotë se ishte e pamundur të shpëtohej, Prokuroria ka nisur hetimet për mjekët e spitalit të Korçës, pasi fëmija u mjekua fillimisht në këtë spital për grip.

Bluzat e bardha thanë jashtë kameras se i mituri është paraqitur para Vitit të Ri me simptoma të gripit, si temperaturë, koll, të vjella dhe është shtruar në repartin e Pediatrisë së Korçës. Ka marrë mjekim me antibiotik, serume dhe qetësues për stomakun. Më datë 31 dhjetor, prindërit kanë firmosur për ta marrë në shtëpi për darken e Vitit të Ri, pasi gjendja e femijes ishte përmirësuar, por jo shëruar plotësisht.

12-vjeçari Leo Sadiku është rikthyer në urgjencën e Korçës mëngjesin e  7 Janar në gjendje shumë të rëndë dhe mjekët e Urgjencës e kanë transportuar drejt Tiranës, pa mundur të përcaktojnë diagnozën. Burimet saktësuan se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër ndaj e dërguan për mjekim të specializuar në Pediatrinë e QSUT, por fatkeqësisht humbi jetën pas mesnate (ora 01.45 e 8 Janarit). Dyshimi më i madh në këtë rast, për të cilin po heton Prokuroria e Korçës është nëse fëmija mund të ishte diagnostikuar që në fund të dhjetorit për problemet me zemrën dhe nëse ka marrë trajtimin e duhur spitalor.

R.D/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/01/2025 03:46

    Kurse mua me terheq vemendjen paragrafi ku thuhet se //prinderit firmosen per t'a nxjerre nga spitali ne 31 Dhjetor per t'a marre ne shtepi per darken e Vitit te Ri,pasi gjendja e femijes ishte PERMIRESUAR,por jo SHERUAR plotesisht//.Femija rikthehet ne 7 Janar dhe humb jeten ne 8 Janar.O.K per nje ose dy dite mund t'a mbanin ne shtepi,meqe ishte feste,por a nuk duhej rikthuer prape ne spital midis dates 2 e 6 qe te vazhdohej kurimi e sherimi,ose te pakten per nje vizite rutine per gjendjen shendetsore?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?