Sociale

Korça 'thyen' karantinën, nisin koncertet! Këngëtarë të njohur vijnë me serenata korçare

15 Maj 2021, 21:50| Përditesimi: 15 Maj 2021, 21:59

  • Share

KORÇË- Pas më Shumë se një viti në qytetin e Korçës janë rikthyer koncertet LIVE në shesh. 17 serenata korçare të dashurisë ,dhimbjes e mallit me zërat e këngëtareve të mirë njohur mbërthyen  mbrëmjen e së premtes artdashësit në pazarin e Korçës.

Tradita dhe "risia" e serenatës u ndërthuren natyrshëm në qytetin ku lindën serenatat. Organizatorja, Kozeta Kurti tha se mbrëmja e serenatave synon të përcjellë trashëgiminë e serenatës, zanafillën e saj, por të konceptuara në një formë të re.

Në skenë u ngjitën këngëtarë të njohur si Sinkron Endri Stefi Prifti, Devis Xherahu, Mihallaq Andrea.

Koncerti u zhvillua me mbështetjen e TVSH-së, teatrit dhe Bashkisë së Korcës. Duhet thënë se ky është koncerti i vetëm që zhvillohet në vend pas 14 muajsh, pasi me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë aktivitetet kulturore janë pezulluar që prej prillit të 2020-ës për shkak të COVID-19. Ky urdhër vijon të jetë në fuqi, edhe pse nuk zbatohet...

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?