Kronikë

Korçë/ 14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas bullizimit nga bashkëmoshatarët, qytetari që e shpëtoi për Report Tv: I dola përpara, e shihja si mbesën time

5 Tetor, 19:35| Përditesimi: 5 Tetor, 20:07

  • Share

Korçë-Një 14-vjeçare tentoi vetëvrasjen më 4 tetor në qytetin e Korçës, pas bullizimit që i bëhej nga bashkëmoshatarët.

E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa një ditë më pas Policia e Korçës informoi se vuri në hetim nënën e saj. Kjo e fundit, mësohet se ka ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se i bullizoi të bijën.

14-vjeçarja duket se nuk e kishte përjetuar mirë talljen e disa bashkëmoshatarëve të saj për shoqërimin e të ëmës në komisariat duke tentuar edhe vetëvrasjen.

Landi Gura, qytetari që shpëtoi 14-vjeçaren, rrëfen për Report Tv momentet kur arriti që të ndërhyjë në kohë për të shpëtuar të miturën.

'Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marë një teke dhe kur vajta aty, kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël, i dola… Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë.

Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?