Mjetet borëpastruese zhbllokojnë rrugën nga dëbora

Sociale

Korçë/ 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi i mjeteve vetëm me zinxhirë! Mjetet borëpastruese në terren

5 Janar, 11:29| Përditesimi: 5 Janar, 11:41

  • Share

Deri në 1.5 metër ka shkuar trashësia e dëborës në zonën e Mashkullorës, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra. 

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet lokale, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve. 

Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë.

Për ato mjete që e kanë të detyrueshme të lëvizin drejt fshatit Panarit, është bërë apel që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve dhe mjetet përkatëse.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilia: 05/01/2025 21:00

    Cfare lidhje ka Mashkullora me Korcen ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?