Një i ri në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës është gjetur nga familjarët i dëmtuar në rrugë. Mësohet se kanë qenë këta të fundit që e kanë çuar në spital.
I riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi thotë se nuk mban mend asgjë. Nuk dihen ende rrethanat nëse është rrëzuar në rrugë apo është dhunuar.
Nga spitali mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton lidhur me rrethanat për të zbuluar çfarë ka ndodhur me të riun.
Komento
Komente
