Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë

30 Mars, 14:33| Përditesimi: 30 Mars, 14:48

  • Share

Rreth 1700 mësues të arsimit fillor, të gjuhës, matematikës, biologjisë, kimisë, fizikës kanë nisur trajnimin profesional pranë Universitetit ‘Fan Noli’, në Korçë.

“Mësuesit e zhvillojnë trajnimin në ambientet e Universitetit të Korçës, përveç disa rasteve siç janë mësuesit e zonës së Përrenjasit ku trajnimi do ti ofrohet pranë zonës së tyre të banimit me qëllim që mos të vinë për shkak të distancën por do të shkojnë trajnerët të ofrojnë trajnimin në mjediset që përcakton drejtoria rajonale e arsimit,” tha koordinatori i programit në Korçë Olger Brame.

Ashtu si në të gjithë vendin, trajnimi i mësuesve ndërpritet në tetor të këtij viti për të rinisur në 2025. Në përfundim mësuesit do të pajisen me një certifikatë të zhvillimit profesional.

“Në përfundim të tyre pas procedurës së shlyerjes së detyrimeve dhe të testit përfundimtar ata do të certifikohen me një certifikate me kreditë që është e akredituar nga ministria dhe regjistrohen në portalin e trajnimeve. Sipas profileve veç drejtuesve dhe punonjësve te shërbimit psikosocial dhe mësuesve të arsimit fillor që për momentin marrin vetëm një modul trajnimi, të gjitha profilet e tjera duke përfshirë gjuhën shqipe, matematikën, fizikën, kiminë dhe biologjinë mësuesit do te marrin nga 2 tematika trajnimi dhe do të certifikohen me 2 kreditë të akredituara nga ministria,” tha koordinatori i programit në Korçë Olger Brame.

Ky është program kombëtar i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me synim që përgjatë viteve 2024-2025 të trajnohen në total 16 mijë mësues, për metodat dhe standardet e mësimdhënies.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?