Korçë, 300 banorë të fshatit Belorta pa ujë të pijshëm! Ujësjellësi i dëmtuar tre muaj më parë nga përmbytjet

5 Shtator 2023, 16:59| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 17:46

  • Share

Në rubinetat e shtëpive nuk rrjedh ujë.

Në fshatin Belorta të Korçës, banorët nuk furnizohen me ujë që prej qershorit të këti viti, kohë kur u dëmtua ujësjellësi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës.

Kanë kaluar tre muaj dhe tubacionet nuk janë riparuar, duke lënë në mëshirë të fatit 300 banorë të fshatit Belorta.

 ‘Nuk ka ujë. Ka 4 muaj që nuk ka as edhe një pikë ujë. Si t’ia bëjmë?! Ja mbushim andej poshtë nga kanalet. Nuk del asnjë njeri, të dalë e të shikojë ç’bëhet. Ne kot sa rrojmë’.- tha banori.

‘Jemi pa pikën e ujit. S’kemi ujë të lajmë, s’kemi ujë të pimë pa le të tjerat pasi kemi bagëti etj. Nuk kemi ujë as të lajmë, u qelbëm”, thotë një banore e zonës.’- u shpreh banori.

Teksa tregojnë vështirësitë e përditshme, banorët thanë se jetojnë si në mesjetë, duke mbushur ujë në burime apo duke e blere me bote.

‘Kemi problem të madh me ujin  gjithë fshati. Kur vjen puna tek depoja e ujit na thonë është prishur saraqineska na thonë. Jo vete 300 mijë , jo vete aq . Le ta blejmë të gjithë si fshat. Nuk ve dorë as Bashkia dhe as komuna. Ne po vuujmë. Të vuash për ujë në 2023 është turp!’- tha një banorë.

Fshati Belorta ujësjellsin e ka në vetëmenaxhim dhe një problem kaq të madh nuk mund ta zgjidhin me të ardhurat e tyre ndaj kërkojnë që që menaxhimi të kalojë në bashkinë Korcë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?