Kronikë

Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)

4 Shkurt, 21:29| Përditesimi: 4 Shkurt, 21:41

  • Share

KORÇË- Një 40-vjeçar ka përfunduar i plagosur me thikë në spitalin e Korçës në rrethana ende të paqarta. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se 40-vjeçari Ergyst Shtylla është dërguar në spital i plagosur me makinë private.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 4 shkurt, përballë një lokali në qytetin e Korçës. Arsyet se përse 40-vjeçari është plagosur me thikë nuk dihen, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 20:15,  shtetasi Ergys Shtylla 40 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  një shtetas ende  i pa identifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit”, njofton policia.

Burimet thonë se 40-vjeçari është në reaminacion, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Plagosja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar dhe grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit përballë të cilit ndodhi ngjarja për të zbardhur dinamikën e saj.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur thika që është përdorur për krimin, ndërkohë që policia po kërkon në zonë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?