Vendi ku ndodhi ngjarja

Kronikë

Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin

5 Shkurt, 08:21| Përditesimi: 5 Shkurt, 09:50

  • Share

KORÇE-Një 40-vjeçar është plagosur me thikë  ditën e djeshme (4 shkurt), nga një 39 vjeçar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur përballë një lokali në qytetin e Korçës. Sipas policisë, 49 vjeçari Ergys Shtylla deklaroi se ishte qëlluar nga 39 vjeçarit me inicialet D. M dhe se konflikti nisi për shitjen e një mjeti.

I plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, i cili aktualisht po trajtohet në spital me 3 plagë në bark.

Policia nëpërmjet dëshmisë së tij ka arritur të identifikojë autorin, ndërsa ende nuk dihen rrethanat pasi dëshmia e të plagosurit do përsëritet.

‘Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M, 39 vjeç. Shtetasi E. Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D. M’, njoftoi sot policia.

Prokuroria vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?