KORÇË- Një 14-vjeçare tentoi dje vetëvrasjen në qytetin e Korçës pas bullizimit nga bashkëmoshatarët. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa një ditë më pas Policia e Korçës informon se ka vënë në hetim nënën e saj. Kjo e fundit, mësohet se ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se i bullizoi të bijën.
Menjëherë pasi dhunoi 13-vjeçaren, Policia e Korçës e ka shoqëruar në komisariat për ta marrë në pyetje për dhunën e ushtruar ndaj 13-vjeçares. Por, gjatë kohës që e ëma ka qenë në komisariat, mësohet se vajza e saj 14-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se prej kohësh është pre e bullizimit nga bashkëmoshatarët.
E ëma e saj, në një prononcim për Report Tv jashtë kamerave, tregoi se bashkëshortin e ka në burg, ndërsa thotë se prej 2 vajzat e saj janë pre e dhunës fizike dhe verbale prej kohësh nga komuniteti që i rrethon.
Komente
