Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ 53-vjeçarja denoncon humbjen e të vëllait! Prej 2 prillit asnjë gjurmë të tij

13 Prill, 11:30| Përditesimi: 13 Prill, 11:31

  • Share

Korçë-  Një 53-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Korçës se ka humbur kontaktet me të vëllanë që prej 2 prillit.

Pas kallëzimit Policia po punon për gjetjen e 49-vjeçarit.

“Në Komisariatin e Policisë  Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin  P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?