Policia e Korçës

Korçë/ 66-vjeçarja e alarmuar në polici: Prej tre muajsh kemi humbur kontaktet me vëllanë

11 Shkurt, 13:07| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:11

  • Share

KORÇË- Në Komisariatin e Korçës është paraqitur një 66-vjeçare nga fshati Biranj, e cila kallëzoi humbjen e kontakteve me vëllain 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit nuk ka dijeni.

Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari Flori Muka ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.

Denoncimi nga familjarët është bërë vetëm tani.

“Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?