Kronikë

Korçë/ Aksident i rëndë në Voskopojë, mjeti përplas për vdekje 50-vjeçaren! Po lëvizte me biçikletë

26 Gusht, 21:03| Përditesimi: 26 Gusht, 22:24

  • Share

Korçë-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Voskopojë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur 50 -vjeçaren me inicilaet A. E. Mësohet se ajo ka qenë në anë të rrugës me biçikletë kur është përplasur nga mjeti.

'Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?