Kronikë

Korçë/ Aksident në Turan, mjeti del nga rruga! Lëndohet shoferi dhe dërgohet në spital

12 Tetor 2024, 18:43| Përditesimi: 12 Tetor 2024, 18:51

  • Share

KORÇË - Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Turan, raporton gazetari Armand Braho.

Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.
 

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?