Aksidenti i ndodhur mbrëmë në Voskopojë të Korçës

Kronikë

Korçë/ Aksidentoi për vdekje 53-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Voskopojë, arrestohet shoferi 73-vjeçar!

27 Gusht, 13:27| Përditesimi: 27 Gusht, 13:29

  • Share

Korçë- Një ditë pas aksidentit fatal të ndodhur në Voskopojë të Korçës mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka arrestuar drejtuesin e moshuar.

I ndaluari është F.H., 73 vjeç, banues në Korçë, që do hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Voskopojë, kur viktima 53-vjeçare me inicialet A.E., që po udhëtonte me biçikletë, u përplas nga mjeti në timonin e të cilit ndodhej i moshuari.

“Për aksidentin e ndodhur në Voskopojë, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja A. D., 53 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se e aksidentoi, F. H., 73 vjeç, banues në Korçë”, bëri me dije policia vendore. 

Fillimisht pas ngjarjes efektivët shoqëruan shoferin e dyshuar dhe sot e kanë arrestuar, teka hetimet janë ende aktive.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?