Korçë- Bledar Duro, mësues i arsimit 9-vjeçar ne qytetin e Korçës u arrestua sot në ambientet e shkollës, pasi dyshohet per ngacmim seksual.
Burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare të rrethit, u denoncua se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.
Dy nxenese, 14-vjecare e akuzojnë mësuesin se u ka derguar mesazhe me permbajtje erotike.
Ngacmimet dyshohet se kane nisur para një muaji por vetëm ditën e sotme vajzat kane marre guximin për ta denoncuar mesuesin.
Fillimisht nxënëset kanë shkuar tek psikologia e shkollës e më pas kane bërë denoncim në komisariat në prani të prindërve. Burimet thanë se 45-vjeçari i kishte fshirë të gjitha bisedat ndërkohë që vajzat i kanë ruajtur ato dhe i kanë vendosur në dispozicion të hetuesve.
Mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze, tha Drejtoria Arsimore e cila pezulloi menjehere mësuesin e vizatimit.
"Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve" thuhet në njoftimin e policisë.
Pedomuti filit te vij turp maskara na flliqe shkollen
Përgjigju