Kronikë

Korçë/ Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë, 20 vjeçarit pranon aktin e rëndë!

27 Mars 2021, 10:30| Përditesimi: 27 Mars 2021, 19:31

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Miras të Bashkisë Devoll, 20 vjeçari Klavio Karumi ka abuzuar seksualisht me fqinjën, 43 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E gjithë ngjarja është zbuluar pas vizitës mjekësore të 43-vjeçares e cila ka rezultuar 26 jave shtatzanë. Burime nga grupi hetimor thanë për Report TV se Klavio Karuni ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me 43 vjeçaren.

Ndërsa familjarët e tij në fshatin Miras qëndrojnë në pozita mohuese. Bilbil Karumi, i afërm i 20 vjeçarit tha se është i bindur se i riu nuk e ka përdhunuar 43-vjeçaren dhe se deklaratat e saj janë të pabesueshme pasi ajo sipas tij është e sëmurë mendore. Sipas tij 20-vjeçari ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte të vështira.

"E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43 vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm më të ëmën në kushte shume të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë", ka thënë i afërmi i Klavio Karumit.

Nga ana tjeter familjaret e 43 vjeçares nuk kanë pranuar të flasin për mediat por banorë të fshatit Miras tregojnë se dy familjet kishin marrëdhënie të mira. 20-vjecari është martuar përpara dy muajsh, ndërsa 43 vjecarja jeton me hallën dhe dajën, pasi prindërit kanë ndërruar jetë.

Një ditë më parë policia ka ndaluar Klavio Karumin, pasi dyshohet se ka përdhunuar 43 vjeçaren me aftësi mendore të kufizuara. 43 vjeçarja është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzëne 6 muajshe.

E dhunuara është me orgjinë nga Ponçara, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".

 

 

Ora 13:03
Abuzoi seksualisht me të sëmurën me probleme mendore dhe e la shtatzënë, 20-vjeçari pranon para policisë aktin e rëndë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Miras. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Klavio Karuni, ka pranuar përballë uniformave blu aktin e rëndë. Në prani të avokatit mbrojtës ai ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43 vjecaren L.D. Pritet që 20 vjeçari të dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?