Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar kontrolle në pikën doganore të Kapshticës.
Në një automjet mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, rreth 6 kg. Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e rastit.
Mësohet se bëhet fjalë për një çështje në hetim prej 2 vitesh ndaj disa personave për transportin e lëndëve narkotike. Autoritetet kishin informacione se do të kalonin në Kapshticë, dhe i kanë ndaluar, ku iu është gjetur droga.
Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.
Komente
