Foto ilustruese

Korçë/ Arrestohet 37-vjeçari pasi dhunoi bashkëshorten, vihen nën hetim dy persona për prerje të paligjshme të drurëve

4 Qershor 2020, 11:59| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 12:03

  • Share

KORCË- Arrestohet në flagrancë 1 person dhe vihen nën hetim 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, u arrestua pasi dyshohet se në banesë ka dhunuar bashkëshorten e  tij  M. H., 33 vjeçe.

Kurse në lagjen nr.1 u vu nën hetim P. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, në aktivitetin privat të tij të përpunimit të drurit të cilin e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe me dy punonjës të pasiguruar.

Në Maliq u vu nën hetim E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në fshatin Podgorie, u kap me mjetin tip "Ifa" pa targa, duke transportuar 12 m kub dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.

Në Korçë u vu nën hetim  K. R., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Boboshticë, u kap duke transportuar me mjetin tip "Benz", 8 m kub dru zjarri, sasi për të cilën ai ka paraqitur përpara punonjësve të policisë një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprat penale "Dhuna në familje", "Fshehja e të ardhurave", "Punësimi i paligjshëm", "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?