FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës

17 Qershor, 18:24| Përditesimi: 17 Qershor, 18:29

  • Share

Në kohën kur fluksi emigrantëve dhe turistëve pritet të jetë i lartë për shkak të sezonit veror, dogana e Kapshticës ka pësuar një transformim, për t’i uruar mirëseardhjen të gjithë atyre që hyjnë në territorin shqiptar.

Fasada e Godinës në pikën kufitare të Kapshticës po transformohet përmes realizimit të një muraleje nga artistja polake Maria-Rosa Szychowska, që më pas do të vijojë edhe në Qafë Thanë.

Fotografitë gjatë punës së artistes polake dhe rijetëzimit të kësaj godine i ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/06/2024 00:25

    Shume bukur! Duken sikur jane 3D.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?