Një 42-vjeçar në Korçë ka ngritur alarmin në polici për zhdukjen e të birit.
Ai ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë se djali 17-vjeçar është larguar nga banesa dhe që prej datës 18 gusht nuk ka asnjë kontakt. Policia thotë se po punohet për gjetjen e të riut.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, se më datën 18.08.2025, është larguar nga banesa djali i tij 17-vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.
Komento
Komente
