Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, ku dy 17-vjeçarë janë përplasur nga një automjet tip “Ford”, teksa po qarkullonin me një motor.
17-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., i cili ishte drejtues i motorit dhe pasagjeri i tij, po ashtu një 17-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.K., janë transportuar drejtë spitalit të Korçës.
Policia njofton se me drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet B.J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
Bilanci/ 4 aksidente në vend, 8 të plagosur në Fier, Tiranë e Korçë! Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë
K.M/SI.E./ReportTv.al