Sociale

Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Për pensionistët, transporti falas

1 Shkurt, 15:32| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:42

  • Share

KORCE- Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e së enjtes vendosi ta rrisë çmimin në 40 lekë nga 30 që ishte për më shumë se 7 vite.

Sipas kryetarit të Bashkisë Sotiraq Filo ndryshimi I tarifës erdhi pasi operatori aktual u tërhoq nga kontrata për shkak të tarifave të ulëta. Filo thotë se asnjë operator i ri nuk është ofruar dhe se me rritjen e tarifës do të shfaqin interes. Megjithatë bashkia sqaron se për pensionistët transporti urban është falas.

Rritja e çmimit të biletës së autobusëve urbanë ka sjellë pakënaqësi te korçarët.

Përveç rritjes së çmimit të biletës këshilli bashkiak vendosi edhe zgjerimin e lëvizjes deri në 40 minuta për qarkullimin e urbanëve si dhe heqjen e një linje të brendshme. Nga 4 që ishin më parë urbani i qytetit do kalojë në vetëm 3 linja.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/02/2025 03:46

    Ironia qendron ne faktin se me pare nuk afroheshin operatoret private per shkak te tarifave te ulta,tani qe bashkia ngriti cmimin e biletes,nuk kane per t'u afruar udhetaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?