Korçe- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gush 2024
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive. Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të padiur, ku ende nga policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronet, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorrëzuar.
Së fundmi nëpërmjet një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më hërët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci. Melisa trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës. Ndërsa sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.
31-vjeçarja në momentet e para ta ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyu duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT. Ngjarja ngjalli reagime të shumta të aktorëve politik.
Foto: Albana Koçiu viziton në spital Melisa Trëndafilin, 4 shtator 2024
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot Melisa Trëndafilin, 31-vjeçaren nga Korçë e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" pasi dy ditë më parë bashkëshorti i saj tentoi ta digjte me benzinë.
Ministrja Koçiu bën me dije se gjendja shëndetësore e Melisës është jashtë rrezikut për jetën, me parametra normale, por që do të vazhdojë të jetë në ndjekje dhe monitorim nga stafit i mjekëve në QSUNT deri në stabilizimin e plotë të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka ritheksuar mbështetjen e saj personale, por edhe të institucionit që ajo drejton për të ndihmuar Melisën dhe dy fëmijët e saj.
Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu ka shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor të QSUNT-së, që çdo ditë bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë.