Kultura

Korçë/ Çelet festivali i komedisë “KoKo Fest 2025”! 7 trupa nga Shqipëria, Kosova e Italia

1 Shtator, 17:25| Përditesimi: 1 Shtator, 17:30

  • Share

“KoKo Fest” u çel mbrëmjen e së dielës në teatrin “Andon Zako Çajupi” me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lules dhe aktoret Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra.

Korça mirëpret dhjetëra artistë aktorë dhe regjisorë, ndërsa një juri prestigjioze do të vlerësojë interpretimet më të mira.

“KoKo Fest” nuk është vetëm një ngjarje artistike, por edhe një urë bashkimi mes artistëve dhe publikut.

Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Në skenë do të ngjiten Teatri “Skampa” i Elbasanit, “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Barleta nga Italia, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni.

Festivali do të zgjasë deri më 6 shtator, duke sjellë humor përmes artit.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?