Korçë, çelet panairi artizanal në vigjilje të Pashkëve

13 Prill 2023, 16:24| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:29

  • Share

Dhjetëra stenda janë ngritur para sheshit të Katedrales së Korçës ku janë ekspozuar punime të ndryshme artizanale.

Panairi i Pranverës ka zbukuruar qytetin në vigjilje të festës së Pashkës.

Kjo traditë e hershme nxjerr në pah punën dhe seriozitetin e artizanëve korçarë të cilët ekspozojnë çdo vit produktet e tyre duke tërhequr interesin e qytetarëve, por edhe të turistëve të cilët e vizitojnë Korçën ne prag te festes ortodokse.

‘Në Korçë festohet më bukur se në çdo qytet, unë jam myslimane po e festojmë se kemi nusen e krishtere, behet bukur blejmë gjera për mbarësi’- tha një qytetare.

Qytetarët korçarë duke ndjekur traditën kanë blerë në këtë panair sendet e baltës si shenjë mbarësie.

Nëpërmjet këtij panairi, synohet stimulimi i artizanëve të poçarisë, një traditë e hershme e qytetit të Korçës, duke i ofruar çdo qytetari por edhe turisti produktet e traditës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?