Korçë- Nëna e dy fëmijëve punonte me bashkëshortin e saj në stallat e një 37 vjeçari, por lidhja jashtmartësore me pronarin e stallës, çoji në një konflikt dhe proçedimin në gjëndje të lirë të këtij të fundit.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Petrushë të Bashkisë Maliq, në Korçë.
Policia sqaron se çifti i bashkëshortëve u punësuan nga 37- vjeçari, por ky i fundit kishte qëllime të tjera me nënën e dy fëmijëve të mitur.
Sipas hetimeve nga policia dyshohet se 37- vjeçari ka pasur qëllim edhe prostituimin e gruas pasi edhe me hëret 25 vjeçarja kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.
Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore.
Pas kthimit në Shqipëri ajo ishte punësur në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin. Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës se dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin përsëri të saj.
Krahas procedimit për veprën penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje", çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.