Ligoraq Karamelo

Kronikë

Korçë/ Deputeti denoncon në polici: Më kanë kërcënuar me vdekje dhe bërë shantazh në rrjetet sociale

16 Qershor 2021, 14:56| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 15:01

  • Share

Deputeti Ligoraq Karamelo, i cili është pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, ka denoncuar sot në polici pasi sipas tij është kërcënuar dhe shantazhuar në rrjetet sociale.

"Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj,", tha Karamelo.

Sipas tij Korça nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe pasi ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë dhe këto janë sjellje të papranueshme që cenojnë jo vetëm bashkëjetesën po prishin harmoninë që Korça ka.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?