Një 18 vjeçar është rrahur nga disa persona në Korçë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në afërsi të rrethrrotullimit të Voskopojës.
Mësohet se autorët S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip "Range Rover", dyshohet se kanë përplasur automjetin e 18-vjeçarit M.J.
Pasi e kanë rrahur 18 vjeçarin (dyshohet me mjete të forta) janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet se si ka nisur konflikti ndërkohë 18 vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës.
'Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip "Range Rover", dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.
Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Sipas deklarimeve të M.J., njëri prej autorëve kishte një send në dukje armë zjarri.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe vënien përpara përgjegjësisë autorët.