Korçë/ Dhunojnë me shkopinj bejsbolli e leva 30 vjeçarin në mes të ditës! Lavazhi plot, por askush s'ndërhyri! 4 dhunuesit ende në kërkim

23 Mars, 14:15| Përditesimi: 23 Mars, 14:28

  • Share

KORÇE- Policia vijon kërkimet për arrestimin e 4 autorëve të dyshuar të cilët pasditen e 22 marsit ndoqën dhe dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe leva Ramadan Hasanin.

Në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri. Ndërsa u ushtruan kontrolle në banesat e tyre dhe janë ngritur pika kontrolli nga policia për të bërë të mundur kapjen tyre

Pikënisja ditën e Shën Valentimit dhe shpagimi dje
Në datën 14 Shkurt 2024, ditën e të dashuruarve Ramadan Hasani, I dhunuari, dhe vëllai i tij, u konfliktuan fizikisht me Spartak Selima, pasi ata pretendonin se Selima i ngacmoi partneren njërit prej vëllezërve.

Ndërsa ditën e djeshme (23 mars 2024) Selima së bashku me një kushëri dhe dy shokët e tij, kanë ndjekur Ramadan Hasanin në lagjen 16 të Korçës dhe në ambientet e brendëshme të një lavazhi, e kanë sulmuar fizikisht me leva dhe shkopa bejsbolli. E gjithë skena e dhunë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Të gjithë e panë askush nuk ndërhyri
30 vjeçari u dërgua me dëmtime të shumtë fizike në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Por ajo që duket edhe nga kamerat e sigurisë, dhe që është shqetësuese,  është se ngjarja ka ndodhur në një moment kur lavazhi ka qënë plot me njerëz të cilët nuk kanë reaguar për të ndaluar katër autorët, të cilët pasi rrahën 30 vjeçarin u larguan me një mjet ngjyrë të zezë.

Sakaq ministri i Brendëshëm Taulant Balla I quajti raste alarmante.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?