Dy makina u dogjën me benzinë në orët e para të ditës së martë në dy lagje të ndryshme të qytetit të Korcës. Autorë të dyshuar të zjarrvënies janë 4 adoleshentë, të cilët para dy javësh ishin konfrontuar fizikisht me pronarët e këtyre makinave. Burimet thanë se sherri mes dy grupeve ka nisur për një vajzë dhe më pas ka degjeneruar në grushte e shkatërrim prone me zjarr.
Report tv ka siguruar pamjet nga momenti i djegies së makinës “Benz” në pronësi të 18-vjecarit Joni Gishto. Disa minuta më pas iu vendos zjarri me benzinë dhe “BMW”- së së 20-vjecarit Gabriel Caka. Gjyshja e tij pranon konfliktet e nipit me grupin e të rinjve.
Për zjarrvënien e qëllimshme, policia e Korcës prangosi 18-vjecari Kristo Sharko, dy 17-vjecarë dhe një 16-vjecar. Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr dy makina në lagjet nr 4 dhe nr 14. Gjatë marrjes në pyetje si të arrestuarit ashtu dhe pronarët e makinave kanë pranuar konfliktin mes tyre.
Një sherr i nisur për një vajzë ka pasuar në djegien e dy makinave në Korçë në orët e para të mëngjesit. Report Tv mëson se sherri nisi rreth dy javë më parë ku së pari të rinjtë janë konfliktuar me njëri tjetrin kurse ditën e sotme u dogjën makinat.
"Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip "BMË" të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip "Benz", të shtetasit J. G., 18 vjeç", njofton policia.
Gjyshja e djalit të një prej pronarëve të automjeteve që është djegur në Korçë thotë se fillimisht ata janë njoftuar nga komshia, më pas kanë dalë dhe kanë vënë nën kontroll vetë flakët.
Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë.
Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.
Mjeti nuk arriti të digjej plotësisht ndërsa e moshuara thotë së mjetin e ka nipi i saj dhe se ishte në dijeni të një konflikti që nipi kishte me disa moshatarë të tij por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë.
Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?
Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.
Kishte bërë llafe me ca djemka. Siç bëjnë djemtë.
Report TV ka siguruar pamjet e vënies në flakët të një prej automjeteve të djegura mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken disa të rinj që sipas policisë ishin 4 adoleshentë.
Ata duken teksa i vënë benzinën pjesës së përparme të makinës dhe i ndezin flakën.
Video u sigurua nga gazetari Armand Braho