Korçë, digjen sahatet e ujit në një pallat, banorët dalin jashtë nga paniku: Zjarri ra në katet lart, shpërthyen tubat (VIDEO)

12 Nëntor, 19:22| Përditesimi: 12 Nëntor, 19:45

  • Share

Korçë - Sahatet e ujit në një pallat në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës janë djegur. Si pasojë e incidentit në pallat ka prani të madh të tymit.

Nga paniku banorët kanë dalë jashtë ndërkohë që po ndërhyet për të pastruar të gjithë ambjentin.

Raportohet se drejtoria e ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur.

“Ne pamë tym fillimisht në korridor jashtë, pastaj hapëm dyert e ujësjellësit ku kalojnë tubot e ujit, korentit kishte rënë zjarr.

Ato i shuam, u lajmërua zjarrfiksja erdhi, tani është mbytur gjithë pallati nga uji, janë çarë të gjitha tubot, ujin e kanë ndërprerë dhe kemi mbetur të gjithë jashtë. Lart nuk hyn dot nga tymi, te kati i 4 nuk hyn dot, nuk duket fare”, shprehet një banor për Report Tv.

Ndërkohë një banor tjetër ka thënë se shpërthyen tubat e ujit.

"Shpërthyen tubat e ujit,u çanë,u mbush dynjaja me ujë.Lart dilte tym por se dimë se ku. Ne vetëm kur na thanë dilni jashtë lajmëruar zjarrfiksen erdhën ata, u mbyll uji, drita nuk kemi,tashi nuk e dimë si do vazhdojë" thotë një banore tjetër për Report Tv.

"Ra zjarri lart në katet lart dhe shpërthyen tubat e ujit.Banorët e kateve sipër ishin më të rrezikuarit ne dolëm jashtë në moment", shprehet një banor tjetër.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?