Hipoteka e Korçës

Korçë, dy punonjës të hipotekës rezultojnë pozitivë me COVID

15 Tetor 2020, 14:13| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 14:16

  • Share

Dy punonjës të hipotekës në Korçë kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një prej tyre është regjistruar të hënën (12 tetor) ndërsa një tjetër ditën e sotme.

Mësohet se personat e afërt me ta janë vetëkarantinuar ndërkohë që u është marrë tamponi punonjësve të tjerë.

Puna në hipotekën e Korçës vijon normalisht duke zbatuar protokollet antiCOVID.

Pritet tamponimi i kontakteve të ngushta të të infektuarve.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?