Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 34-vjeçari në Kolonjë

29 Maj, 12:27| Përditesimi: 29 Maj, 12:29

  • Share

Policia e Kolonjës ka vendosur në pranga një 34-vjeçar nga fshati i Kagjinas.

Sipas bluve bëhet me dije se i riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente 17-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?