Foto ilustruese

Korçë/ Drogë, përndjekje dhe vetëgjyqësi, 3 të arrestuar në pak orë! 64-vjeçarja denoncon humbjen e vajzës

23 Tetor, 15:14| Përditesimi: 23 Tetor, 18:45

  • Share

Korçë- Tre persona janë ndaluar për krime të ndryshme, kurse një vajzë e re u deklarua e humbur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Korçës.

Policia bëri me dije se Sektori për Hetimin e Narkotikëve kapi të dyshuarin A. P., 42 vjeç, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg” në mungesë, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu nga blutë e Komisariatit u kap në flagrancë edhe L. R., 50 vjeç, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, duke i shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Kurse në Pogradec filloi procedimi penal për shtetasin U. Z., 56 vjeç, pasi “me vetëgjyqësi ka vendosur disa sende shtëpiake në banesën e një 62-vjeçari”.

Rasti i fundit ka qenë denoncimi dhe apeli për ndihmë i një gruaje 64-vjeçare me inicialet T. S.,  banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj. “Po punohet për gjetjen e saj”, tha policia vendore.

Për të katër rastet në fjalë, materialet iu referuan prokurorisë vendore.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?