KORÇË- Në kuadër të ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore, në Korçë u shpalosën në një ekspozitë ikona të Diço Zografit, mes të cilave ato të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan.
“Rrugë, rrjete, dhe lidhje” ishte tema e këtij viti, ku trashëgimia jonë kulturore tregon lidhjen e thellë midis popujve, kulturave dhe promovon në mënyrën e duhur rrjetet dhe bashkë udhëtimet e vlerave të përbashkëta në shekuj, si janë ato midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ikonografi Diço Zografi, i cili ka ushtruar aktivitetin e tij në Maqedoni, Bullgari dhe në Serbi. Diço e mësoi artin e ikonografisë prej mësuesve të tij, Mihal dhe Dhimitër Anagnostit gjatë kohës që kanë punuar së bashku në manastirin e Bigorskit.