Ersekë- Familjara e kishte denoncuar dy ditë më parë të humbur në Policinë e Gramshit, gjendet në fshatin Sotirë të Kolonjës burri i humbur.
Policia e Korçës njoftoi sot se kanë lokalizuar dhe gjetur Bashkim Xhekën, duke njoftuar edhe të afërmit për ta marrë në banesë.
Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit, ishte me sklerozë, ndërsa kishte bërë të gjithë rrugën në këmbë, nga Gramshi deri në Sotirë të Kolonjës, aty ku u gjet nga shërbimet e komisariatit të policisë së Ersekës. Këto të fundit kanë njoftuar edhe kolegët e Gramshit për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale të rastit.
Fatmirësisht, burri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të vazhdojnë veprimet për ta kthyer pranë familjarëve të tij në Gramsh, si dhe kujdesin e mëtejshëm mjekësor.
Komente
