Korçë- Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen për dy nga katër zyrtarët e Bashkisë që u hetuan për shkelje dhe shpërdorim detyre, pasi akuzohen se favorizuan ndёrtuesit me taksёn e ndikimit nё infrastrukturё nё tё paktёn 20 raste.
Zhaneta Lubonja, drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Teritorit Bashkia Korçë dhe Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori janë dy zyrtarët që shkojnë për proces gjyqësor në gjendje të lirë, për veprën penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe nga këto procedura rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj., por duke shkelur detyrën ata “kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.
Në një prej rasteve të dokumentuara, në dosje theksohet se subjekti ndërtoi kompleks me 4 pallate në lagjen nr. 3 të qytetit, teksa u është miratuar leja e ndërtimit si kompleks turistik dhe subjekti ka paguar vetëm 3% të taksës, ndërkohë që duhet të paguante 8% të saj.
Në fillim hetimet kishin nisur për 4 zyrtarë të institucionit dhe në përfundim të procesit u dërguan për gjykim vetëm 2 prej tyre, që u morën edhe të pandehur.
Njoftimi i Prokurorisë së Korçës për dosjen:
“Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Korçё pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zh. B. dhe E.Gj. pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1061, tё vitit 2022, rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.
Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe subjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.
Nga sa mё sipёr rezulton se me veprimet e tij shtetasit E.Gj. dhe Zh. L. i kanё konsumuar elementet e veprёs penale “Shpёrdorimi i detyrёs”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe duhet tё mbajnё pёrgjegjёsi penale.
Ata favorizuan subjektet ndёrtuese nё 18 raste, ku taska 8% për ndërtim me qëllim shitje është reduktuar padrejtësisht në 3% ose 4% dhe nё dy raste nga 4% nё 3%, duke shkaktuar dëm ekonomik për Bashkinë Korçë.
Si dhe kanё miratuar vёrtetime për pajisjen me certifikatë përdorimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit edhe kur ishte e qartë se ishin shitur apartamente. Po kёshtu, shtetasi E.Gj. ka firmosur raporte me pёrmbajtje tё pavёrtetё, nuk ka respektuar kompentencat pёr kontrollin e ndёrtimit dhe kanё shkaktuar dёm ekonomik pёr Bashkinё Korçё”.
Komente
