Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Fëmija 2-vjeç bie nga ballkoni i katit të dytë, shpëton mrekullisht

22 Maj, 13:40| Përditesimi: 22 Maj, 13:43

  • Share

Korçë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kamenicë të Korçës një ditë më parë. Një fëmijë dy vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë banesës.

Pas incidentit i mituri është transportuar në spital dhe sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.05.2025, një shtetas i mitur 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës në fshatin Kamenicë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?