Korçë- Disa fëmijë në Korçë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov në brenda rrethimit të ish- pishinave në zonën e stadiumit të qytetit.
Raportohet se arma e hedhur aty ishte e mbështjellë me një qese transparente të bardhë. Pasi e kanë parë armën fëmijët kanë njoftuar të rriturit të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.
Policia ndodhet në vendngjarje, po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.
Komente
