Një grabitje ka përfunduar me dy viktima në fshatin Progër në Devoll të Korçës. Viktima kanë mbetur 60-vjeçarja Fatmira Bami dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami, të cilat u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, 36-vjeçari Ali Zili.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 4 marsit, teksa trupat e pajetë u gjetën ditën e sotme, rreth orës 15:15, nga kryeplaku i fshatit. Mësohet se Zili u fut në banesën e viktimave për t'i grabitur, por pasi ka hasur në rezistencë, ai i ka goditur për vdekje dy gratë me sende të forta dhe më pas është larguar.
Arratia e 36-vjeçarit nuk zgjati shumë, ndërsa ra në prangat e policisë pasditen e sotme.
Mësohet se gratë jetonin vetëm në banesë, pasi bashkëshortët i kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në Greqi.
Janë publikuar foto të 36-vjeçari Ali Zili në momentin që është arrestuar nga policia, pasi vrau komshijet e tij, 60-vjeçaren Fatmira Bami dhe vjehrrën e saj, 80-vjeçaren Bukurie Bami. Ngjarja u regjistrua në fshatin Progër në Devoll të Korçës, teksa 36-vjeçari u arrestua disa orë pas krimit të rëndë.
Nevruz Hoxha, kryeplaku i fshatit Progër në Devoll të Korçës, i cili gjeti trupat e pajetë të Fatmira Bamit dhe Bukurie Bamit, ka treguar se ato ishin përleshur me autorin në oborr. Për mediat ai thotë se nusja, Fatmira Bami ishte kthyer nga Greqia pak ditë më parë, por shton se nuk i di arsyet e vrasjes. Ai tregon se trupin e pajetë të Bukurie Bamit e kishte gjetur në korridor, ndërsa trupin e nuses së saj e kishte gjetur në dhomën e ndenjes.
"Ishte familje e mirë, motivet nuk i dimë, unë nuk e di kush është autori i ngjarjes. Nuk e di që autori t'i ketë shitur dru atyre, në oborr ka dru. Njëra vajza ka ardhur disa ditë më parë nga Greqia dhe mbase kjo është arsyeja. Unë mora njoftimin nga komshinjtë. Plaka ishte në korridor e shtrirë, nusja në dhomën e ndjenjës, ishin përleshur në oborr. Autori është dënuar njëherë tjetër për dhunë në familje", tha ai.
Ali Zili, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së vjehërr e nuse në Devoll, është arrestuar pasditen e sotme nga policia.
KY DUHET VARUR NE FSHAT,,,,,duhet te rikthehet denimi me vdekje,,,per te pakten 5 vjet....
Përgjigju