Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)

18 Prill, 07:53| Përditesimi: 18 Prill, 08:08

  • Share

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.

Sipas informacioneve, trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë. Ekspertet mjeko-ligjore që këqyrën trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet që emigranti i cili është në një moshë të re të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.

"Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?